Reklama dhe sinjalistikë

Sinjalistika është e vetmja pjesë e identitetit që njerëzit e shohin para se të hyjnë. Prodhojmë tabela, shkronja dhe sisteme orientimi, dhe i montojmë aty ku duhen.

Çfarë prodhojmë

Tabela fasade dhe totemë. Shkronja vëllimore, me ose pa ndriçim. Sinjalistikë brendshme: orientim nëpër kate, numra zyrash, tabela derash. Sinjalistikë sigurie dhe paralajmëruese sipas kërkesave të ambientit.

Brandimi i automjeteve dhe grafika e vitrinave trajtohen te printimet indoor dhe outdoor, sepse aty vendimtar është filmi dhe ngjitësi, jo materiali i tabelës.

Materialet

Alumin kompozit, plexiglas, PVC i fortë, inoks, dru. Për sinjalistikën e brendshme peshon pamja dhe pastrimi i lehtë; për atë të jashtme, qëndrueshmëria ndaj motit dhe ngjyra që nuk zbehet.

Ndriçimi LED kur tabela duhet të lexohet natën — dhe aty konsumi dhe mirëmbajtja janë pjesë e vendimit, jo detaj.

Një identitet, shumë pika

Kur një markë ka disa pika shitjeje, sinjalistika duhet të jetë e njëjtë në të gjitha: e njëjta ngjyrë, i njëjti material, e njëjta mënyrë montimi. Kjo kërkon një manual dhe një prodhues, jo pesë furnitorë lokalë.

Çfarë na duhet për një ofertë

Çfarë ju duhet dhe sa copë. Përmasat ose fotoja e vendit. Brenda apo jashtë. A duhet ndriçim. A duhet montim, dhe ku.

Shih edhe

Kërkoofertë

Nuk kemi minimum porosie — ofertën e bëjmë edhe për një copë, dhe vendosni ju nëse ju leverdis.

Kërko Ofertë