Printime indoor dhe outdoor

Formati i madh ka një rregull të vetin: ajo që duket mirë nga tridhjetë centimetra nuk do të thotë asgjë nga tridhjetë metra. Printojmë për të dyja distancat, dhe materiali zgjidhet sipas vendit ku do të qëndrojë.

Çfarë printojmë

Banera dhe mesh për fasada dhe skela. Citylight dhe panele ndriçimi të pasmë. Adezivë për vitrina, mure dhe dysheme. Flamuj dhe beach-flag. Letra murale për hotele, zyra, dyqane dhe ambiente publike. Grafika për panaire dhe stenda. Postera dhe materiale brendshme.

Brandim automjetesh dhe vitrinash

Veshje e plotë ose e pjesshme e automjeteve: makina, furgonë, kamionë dhe flota të tëra me të njëjtin identitet. Filmi aplikohet mbi llakun dhe hiqet pa e dëmtuar — prandaj flotat me qira vishen dhe nuk lyhen.

Vitrina dhe vetrata: grafika të plota, shkrime dhe logo, film one-way vision me perforim që lejon të shihet nga brenda jashtë por jo anasjelltas, dhe film me efekt rëre për privatësi në zyra e salla mbledhjesh. Po ashtu grafika muresh dhe dyshemesh për ambiente të brendshme.

Letra murale printohen në rrulon dhe vendosen si tapet muri: material jo i endur ose vinil i lavueshëm, me ngjitje që hiqet pa e dëmtuar suvanë. Për ambiente publike — hotele, spitale, shkolla — materiali zgjidhet me klasifikim zjarri, dhe kjo duhet thënë që në ofertë, jo në fund.

Koston këtu nuk e vendos përmasa, por sipërfaqja mbi të cilën ngjitet: llak automjeti me kthesa, xham i lëmuar, mur me strukturë, dysheme me kalim këmbësorësh. Secila kërkon film dhe ngjitës tjetër, dhe secila ka mënyrën e vet të aplikimit.

Materiali sipas vendit

Jashtë, materiali duhet të durojë diellin, shiun dhe erën: PVC i përforcuar, mesh që e lë erën të kalojë, bojëra që nuk zbehen brenda një sezoni. Brenda, prioriteti është pamja dhe pesha — materiale pa shkëlqim për të shmangur reflektimin nën ndriçim.

Për adezivët, sipërfaqja përcakton ngjitësin: xham, mur i lyer, dysheme me kalim këmbësorësh.

Montimi

Kur punimi kërkon montim — fasada, vitrina, stenda — e bëjmë ne. Thojeni që në fillim, sepse ndryshon mënyra se si përgatitet punimi: vrima, tiva, përforcime anash.

Çfarë na duhet për një ofertë

Çfarë është: baner, mesh, citylight, adeziv, letër murale, veshje automjeti, flamur. Përmasat, ose fotoja dhe matjet e vendit. Sasia. Ku do të vendoset — brenda apo jashtë, dhe mbi çfarë sipërfaqeje. A duhet aplikim dhe montim nga ne. Për automjetet: marka, modeli dhe viti, sepse prerja ndjek formën e karrocerisë.

Shih edhe

Kërkoofertë

Nuk kemi minimum porosie — ofertën e bëjmë edhe për një copë, dhe vendosni ju nëse ju leverdis.

Kërko Ofertë