Etiketa në rrulon dhe fletë

Etiketa është pjesa e produktit që klienti prek i pari dhe mbajtësi i informacionit që ligji e kërkon. Prodhojmë etiketa vetëngjitëse në rrulon dhe fletë, nga tirazhe të vogla artizanale te prodhimi industrial, me cikël të plotë brenda kompanisë — nga përgatitja e skedarit te prerja përfundimtare.

Materialet

Letra të strukturuara dhe të lyera për verë dhe distilate, ku pamja dhe prekja kanë peshë. Filme PP dhe PE, transparente ose të bardha, për shishe uji dhe pije të ftohta — aty ku kondensimi do ta zbuste letrën dhe do ta shkëpuste ngjitjen. Materiale teknike që durojnë fërkimin, temperaturën dhe kohën, për etiketa industriale, numerike dhe paralajmëruese.

Ngjitësi zgjidhet sipas sipërfaqes dhe kushteve: qelq i lagësht, plastikë me energji të ulët sipërfaqësore, karton i valëzuar, ambient me ngrirje. Një etiketë e mirë mbi materialin e gabuar është etiketë e humbur.

Finiturat

Plastifikim mat ose i shkëlqyer, llakim UV parcial (Spot UV), varak ari dhe argjendi, relief i thatë. Këto nuk janë zbukurime: plastifikimi mbron nga gërvishtja dhe lagështia, llakimi UV parcial drejton syrin duke ndriçuar vetëm atë që duhet parë, relief i thatë jep teksturë që njihet me prekje.

Kujdes me termat — te ne laminim do të thotë bashkimi i shtresës së printuar me kartonin e valëzuar. Mbulimi me fletë plastike është plastifikim, gjë tjetër.

Rrulon apo fletë

Rrulonat shkojnë te linjat automatike të aplikimit. Aty kanë rëndësi tri gjëra që duhet t'i dimë që në fillim: diametri i jashtëm, bërthama (zakonisht 40 ose 76 mm) dhe orientimi i etiketës në rrulon. Nëse orientimi është i gabuar, makina e aplikimit nuk e merr dot.

Fletët përdoren për aplikim me dorë, tirazhe të vogla dhe raste ku klienti i ndan vetë.

Çfarë na duhet për një ofertë

Sasia. Përmasat ose forma. Materiali, nëse e dini — ose thjesht produkti dhe ku shkon etiketa, dhe e propozojmë ne. Finitura. Rrulon apo fletë, dhe nëse rrulon: diametri, bërthama, orientimi. A keni artwork gati.

Nuk kemi minimum porosie. Ofertën e bëjmë edhe për një copë.

Shih edhe

Kërkoofertë

Nuk kemi minimum porosie — ofertën e bëjmë edhe për një copë, dhe vendosni ju nëse ju leverdis.

Kërko Ofertë