Kuti të të gjitha llojeve
Nga kutia e transportit te kutia magnetike me inserte — i bëjmë të gjitha, në të njëjtën shtëpi. Puna nis nga kartoni: i valëzuar aty ku duhet forcë, i presuar aty ku duhet trup i fortë dhe pamje, karton normal aty ku kutia palohet dhe shkon në raft.
Karton i valëzuar
Kuti transporti, kuti grupimi, kuti arkivi dhe ekspozitorë banaku. Shtresa e printuar bashkohet me kartonin e valëzuar — ky bashkim quhet laminim, dhe është ai që i jep kutisë njëkohësisht sipërfaqen e printuar dhe fortësinë e valës.
Vala zgjidhet sipas peshës së produktit, lartësisë së stivimit dhe mënyrës së transportit. Një kuti që mban dhjetë kilogramë dhe rri tri paleta lart nuk ndërtohet si një kuti ekspozimi që qëndron mbi banak.
Këtu hyjnë edhe kutitë e picës dhe paketimi i ushqimit për dërgesa. Kartoni zgjidhet i certifikuar për kontakt me ushqimin, me valë që mban nxehtësinë dhe nuk zbutet nga avulli. Printim një ose dy ngjyra mbi kartonin kafe, ose shtresë e bardhë kur logo duhet të dalë me ngjyra. Format standard ose i prerë sipas masës — 24, 28, 32 ose 40 cm.