Printime me elemente sigurie

Disa dokumente nuk duhet vetëm të printohen mirë — ato nuk duhet të kopjohen, as të dalin jashtë kontrollit gjatë prodhimit. Për këtë mbajmë ISO 14298, standardi i menaxhimit të printimit të sigurt.

Çfarë prodhojmë

Çeqe bankare dhe libreza. Dokumente zyrtare dhe formularë me vlerë. Pulla kontrolli dhe banderola. Bileta me numër serial dhe elemente verifikimi. Kuponë dhe dokumente kontrolli për institucione.

Elementet e sigurisë zgjidhen sipas rrezikut: numërim sekuencial, bojëra reaktive, mikrotekst, modele guilloche, elemente që duken vetëm nën dritë UV, materiale që tregojnë ndërhyrjen.

Procesi, jo vetëm produkti

Te printimi i sigurt, vlera është te kontrolli i prodhimit. Numërimi i çdo fletë, gjurmueshmëria nga materiali te dorëzimi, mbledhja dhe asgjësimi i dokumentuar i skartit, akses i kufizuar në zonën e prodhimit.

Për këtë arsye bashkë me ISO 14298 mbajmë edhe ISO 27001 për sigurinë e informacionit: të dhënat që na jepni mbeten tuajat.

Bileta Fan-Fold

Një rast i veçantë: bileta parkimi, stadiumi dhe koncerti në letër termike. Fan-Fold është një fletë e vazhduar me perforim mes copave, e palosur si fizarmonikë që të rrjedhë pa ndalur në printerin tuaj. Ne dorëzojmë formatin bosh — letrën, printimin, perforimin dhe palosjen. Numrat serialë dhe të dhënat i vendosni ju, në momentin e lëshimit. Boarding pass-i i avionit është po ky format.

Karta plastike dhe karta gërvisht-e-fito

Karta plastike PVC me printim, numërim dhe barkod: karta anëtarësie, besnikërie dhe kontrolli aksesi.

Karta promocionale me shtresë gërvisht-e-fito: kodi printohet me të dhëna të ndryshueshme dhe mbulohet me një shtresë që fshihet me thua. Shtresa aplikohet e errët sa duhet që kodi të mos lexohet as kundër dritës — përndryshe e gjithë fushata bie.

Çfarë na duhet për një ofertë

Lloji i dokumentit dhe sasia. Pastaj bisedën e vazhdon një koleg — te kjo kategori detajet teknike nuk diskutohen me email.

Shih edhe

Kërkoofertë

Nuk kemi minimum porosie — ofertën e bëjmë edhe për një copë, dhe vendosni ju nëse ju leverdis.

Kërko Ofertë